Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 761 testime, ndërsa janë regjistruar 106 raste të reja me Covid-19.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 603 pacientë të shëruar, 230 prej të cilëve janë në Shkup.
Në 24 orët e fundit betejën me Covid-19 e kanë humbur 20 persona.
Numri i përgjitshëm i të diagnostifikuarve me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 84129.