Duke nisur nga dita e sotme do të rikthehet ora policore e kufizimeve nga 22:00 e mbrëmjes, deri në orën 6 të mëngjesit, në kuadër të masave anti-COVID.
Komiteti i Ekspertëve vendosi para festave të fundvitit që ora policore të niste në 20.30 deri në orën 6 të mëngjesit.
Duke nisur nga sot ky orar zhvendoset në 22.00, kohë në të cilën duhet të mbyllen të gjitha aktivitete tregtare, dhe ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve të cilët nuk kanë një leje ose arsye të veçantë.
Ndër masat e tjera që ndërmori Komiteti i Ekspertëve ishte dhe pezullimi i fluturimeve me Britaninë e Madhe deri në datë 6 janar. Nuk ka ende një njoftim nëse do të rinisin fluturimet apo masa e pezullimit të tyre do të zgjatet