24 persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një shpërthimi të bombolës së gazit në një qendër tregtare në Ferizaj.
Dy nga personat e lënduar janë në gjendje më të rëndë shëndetësore dhe janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.
Kjo është konfirmuar për media nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilat po merren me hetimet e rastit.
Në vendin ku edhe ndodhi incidenti janë vërejtur dëme të mëdha të cilat u shkaktuan si pasojë e shpërthimit.