Shkon në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi në Ferizaj, shtatë në gjendje të rëndë

Ka shkuar në 31 numri i të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në një qendër tregtare në Ferizaj.

Ndërsa shtatë prej të lënduarve janë në gjendje më të rendë dhe janë dërguar për në QKUK. Po ashtu në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë.

Marketing

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë në rajonin e Ferizajt, Emin Beqiri.

“Deri më tani janë 31 persona të lënduar, prej tyre shtatë janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për në QKUK në Prishtinë. Ndërsa në mesin e të lënduarve janë edhe dy fëmijë”.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që kanë quar deri tek ky shpërthim, derisa në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente të cilat po merren me hetimet e rastit.

blob:https://www.facebook.com/08b6c91a-d4da-4add-a837-fb5d96a512f5