580 raste të reja dhe 572 të shëruar nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë berë 2431 testime, ndërsa janë regjistruar 580 raste të reja me Covid-19.

Marketing

Instituti për Shëndet Publik ka regjstruar 572 pacientë të shëruar.

Nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu njoftojnë se betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit e kanë humbur 9 persona.

Deri me tani në vend janë bërë 407.539 testime për Covi-19, ndërsa numri i përgjithshëm të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 84709.