Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 20:30 ka privuar nga liria 30-vjeçarin M.B. dhe vëllain e tij 37-vjeçar B.B. nga fshati Negotinë në komunën e Vrapçishtes.
Policia në objektin nën pronësi të 30-vjeçarit gjatë kontrollit ka hasur në 25 persona, me çka është vërtetuar se objekti ka punuar në kundërshtim me masat e qeverisë për parandalim të Covid-19.
Inspektorati i Tregut ka mbyllur objektin duke vendosur bllombë, por vëllai i pronarit, B.B. ka thyer bllombën pas çka është arrestuar.
Të arrestuarit dyshohen për shkelje të nenit 206 nga Kodi Penal, respektivisht mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.