Filipçe paralajmëron rikthimin e orarit të punës për kafenetë deri në ora 21

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, gjatë paraqitjes së tij të sotme në Radio Televizionin Shtetëror theksoi se objektet hotelierike do të kthehen në orarin e punës deri në orën 21:00, nëse situata epidemiologjike mbetet e qëndrueshme siç është për momentin. Në pyetjen nëse janë planifikuar masa të reja apo zbutja e masave pas pushimeve, Filipçe theksoi:

Marketing

“Konkretisht, gastronomia do të kthehet me orë pune deri në orën 21:00, kjo do të jetë tani për tani. Ne ende jemi duke monitoruar situatën dhe sipas analizës në të ardhmen do të vendosim nëse do të zbusim kufizimet”- tha mes tjerash Filipce.