Barcelona në krizë të thellë: Klubi nuk ka para për aeroplan, udhëtoi me autobus

Barcelona po kalon nëpër ditë të vështira, ndoshta prej më të këqijave në historinë e klubit.

Marketing

Pas telenovelës verore për të ardhmen e Leo Messit, trazirat e reja pasuan me zgjedhjet presidenciale në klub, shkruan “Zeri.info”.

E gjithë kjo vazhdoi me probleme financiare, kështu që klubi ka vendosur të kursejë paksa.

Në ndeshjen si mysafir i Huescas (0:1), në vend të avionit, katalunasit udhëtuan 300 kilometra me autobus në mënyrë që të kursenin 30 mijë euro.