Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 452 testime për Kovid dhe prej tyre 622 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 25 për qind e testeve të kryera.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 689 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 12 pacientë.
Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 409 991 testime dhe prej tyre 85 328 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 571.
Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 16 964.