GRUBI: Uroj që Krishtlindjet t’ju gjejnë me shëndet dhe në mirëqenie

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi përmes një telegram
urimi, të gjithë besimtarëve ortodoks u ka uruar Krishtlindjet.

Marketing

“Më lejoni që në emër të gjithë neve në Ministrin për sistem politik dhe
marrëdhënie ndërmjet bashkësive dhe në emrin tim personal t’ju uroj me
rastin e Krishtlindjeve dhe t’ju dëshiroj shëndet dhe mbarësi të gjithë
juve dhe familjeve juaja të nderuara.

Festat fetare na rikujtojnë se sa të bekuar jemi për bashkëjetesën tonë
fetare që paraqet një themel të fuqishëm për shoqërinë tonë.

Kremtimi dhe shënimi i festave të tilla na nxitë drejt një përkushtimi
më të madh dhe drejt realizimit të një jete më të mirë për të gjithë ne
bashkë që jetojmë në këtë nën qiell.

Duke uruar gjitha të mirat për ju dhe familjet tuaja, në frymën e kësaj
feste të madhe besoj dhe jam i sigurt që shoqërinë tonë tashmë po e
ndërtojmë përmes synimeve për një jetë më të mirë dhe pa paragjykime.

Uroj që këto Krishtlindje t’ju gjejnë me shëndet të mirë, në mirëqenie
dhe harmoni.”