Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti: Jo të parakohshme por të vonuara

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas publikimit të datës zyrtare të zgjedhjeve në Kosovë.

Kurti shprehet se pas 7 muajsh u dëshmua ajo që dihej, që qeveria Hoti ka qenë kot, e paligjshme dhe antikushtetuese.

Marketing

Ndër të tjera Kurti thekson se këto zgjedhje nuk janë të parakohshme, por janë të vonuara, e se qeveria e tij do të jetë zgjidhja e duhur për qytetarët.

Ndërkaq në fund Kurti thotë se 14 shkurtin e Shën Valentonit. Vetëvendosja do e bëjë kremte të demokracisë.

Status nga Albin Kurti

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.

Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.

Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.