Kosovë: Gjashtë të vdekur dhe 309 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njofton se në Kosovë gjashtë pacientë të infektuar me koronavirus kanë ndërruar jetë, ndërkaq në 24 orëshin e fundit janë regjistruar edhe 309 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Marketing

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Istog 2 raste (80, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (88 vjeç), Kamenicë 1 rast (58 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (86 vjeç)”, thuhet në njoftim.

Rastet e reja me COVID-19 dalin pas testimit të 1.417 mostrave.

Në raportin ditor të IKSHPK-së bëhet e ditur se edhe 601 pacientë janë shëruar nga COVID-19.

Që prej paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, marsin e vitit të kaluar, e deri më 7 janar, janë regjistruar 52.943 raste me këtë virus.

Prej tyre, 1.363 pacientë kanë vdekur dhe 44.436 janë shëruar.

Raste aktive janë 7.144.