Mesfushori i Liverpoolit, Georginio Wijnaldum ka refuzuar rinovimin e kontratës, që i skadon në qershor.
Holandezi thuhet se dëshiron të vazhdojë me “Reds”, por gjithashtu është i interesuar të bëhet lojtari më i paguar në Merseyside, diçka që Liverpooli nuk është duke i ofruar.
Barcelona që një kohë është e interesuar për mesfushorin dhe me Ronald Koemanin në krye synon të përfitojë që ta bind për kalimin si agjent falas në “Camp Nou”.
Por, edhe për katalunasit paga e lartë e Wijnaldum do të jetë problem sepse ndoshta klubi nuk do arrijë ta paguajë.
Sidoqoftë, trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar me patjetër ta mbajë në skuadër dhe kjo dëshmohet sepse është titullarë i padiskutueshëm.