Kovid 19 RMV/ Në repartet infektive trajtohen 883 pacientë

Gjithsej gjatë 24 orëve të kaluara në qendrat spitalore të kovidit në të gjithë vendin janë regjistruar se po shërohen 504 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus. Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave pozitiv të cilët po kurohen në repartet e infektologjisë në kryeqytet dhe në spitalet e të gjithë vendit është 883 dhe ka rreth 450 shtretër të lirë.

Marketing

Ministria e Shëndetësisë

“Sipas raporteve spitalore të cilat arriјnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 30 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për Covid-19. Në Shtip 55 pacientë, në repartin e Infektologjisë në Tetovë janë 19 persona, në Veles po shërohen 28 të sëmurë, në Kumanovë 75 pacientë, në qendrën e koviditi në Ohër janë hospitalizuar 50 persona, në Prilep 59, në Gostivar25, kurse në Strugë 31 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës 56 pacientë, në Koçanë 18, në Kërçovë 12, Kavadarë 26, në Gjegjevgjeli 11 persona, ndërsa në Dibër 9 persona”

Kurse, në qendrat e kovidit në Shkup gjatë 24 orëve janë hospitalizaur 17 raste të reja pozitive, dhe numri i përgjithshëm i personave që po shërohen në repartet e Infektologjisë është 379. Megjithatë, gjatë ditës bëhen lëshime të pacientëve me çka bëhen edhe lirime të shtretërve.