Ministri për punë të jashtme Bujar Osmani, të enjten e ardhshme më 14 janar do të udhëtojë në Athinë dhe do të realizojë takim me kolegun e tij grek, Nikos Dendias.
Dendias dhe Osmani është paraparë të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim. Njëri ka të bëjë për bashkëpunim me “Enterprise Greece”, tjetri për mbrojtje civile dhe e treta për bashkëpunim të akademive diplomatike nga Ministritë e punëve të jashtme të dy vendeve.
Papajonau, zëdhënësi i MPJ-së greke sqaroi se bëhet fjalë për memorandum ku nuk do të nevojitet të raitifkohen në Parlament.
Pas nënshkrimit të memorandumeve do të ketë dhe press konferencë.
Osmani gjithashtu në Athinë do të ketë takim edhe me shefin alternativ të diplomacisë greke, Militiadis Varviciotis, i angazhuar për çështje evropiane.