Këngëtarja shqiptare arrin një sukses të jashtëzakonshëm me një prej hiteve të saj.
Martin Garrix dhe Bebe Rexha më 2016 bashkuan forcat për një projekt të ri muzikor, suksesi i të cilit nuk mund ta parashikonin se do të jetë i tillë, shkruan lajmi.net.
“In the name of love”, titullohet kënga e dy artistëve të njohur, e cila tashmë ka kaluar shifrën prej 1 miliard dëgjimesh në platformën Spotify.
Ky sukses shënon një arritje të madhe në karrierën e Bebe Rexhës dhe Martin Garrix, ngase arritje të tillë nuk mund ta bëjë çdo artist.
Madje, me këtë Garrix bëhet artisti i parë holandez që arrin këtë sukses.
Ndryshe, në kanalin YouTube, “In the name of love” ka kapur shifrën prej 601 milionë klikimeve.