Filipçe: Planifikojmë të vaksinojmë 1,2 milion qytetarë kundër Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp tha se autoritetet planifikojnë arritjen e imunitetit kolektiv kundër Covid-19 përmes vaksinimit të 1 milion e 200 mijë qytetarëve, transmeton Alsat.

Marketing

“Përmes tre mekanizmave me nga 800 mijë doza për 400 mijë qytetarë, që do të thotë 1 milion e 200 mijë qytetarë, që paraqet rreth 60 për qind të popullatës. Këto janë parashikimet aktuale për arritjen e imunitetit kolektiv. 833 mijë doza përmes Covax mekanizmit, 800 mijë doza përmes kontratës direkte me Pfizer dhe 800 mijë doza tjera për çka tashmë kemi aplikuar dhe kemi marrë mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropia, për çka do të ketë edhe ndihmë financiare-grant nga BE, që do të sigurohen nga përqindja e vendeve të BE-së”, tha mes tjerash Filipçe.