Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) në kuadër të marrëveshjes së arritur me Katarin nga nesër sërish do të hapin të gjithë kufijtë, që kanë qenë të mbyllura tre vite e gjysmë.
Siç theksoi WAM, agjencia zyrtare e EBA-së, autoritetet e Abu Dabit nga nesër sërish hapin të gjithë kufijtë tokësorë dhe detarë me Katarin.
Ministri shtetëror i Punëve të Jashtëm i EBA-së, Anwar Mohammed Gargash, në konferencën e djeshme për gazetarë tha se do të hapen të gjithë kufijtë me Katarin.
“Sipas marrëveshjes nga Al-Ula, udhëtimet dhe tregtia mes vendeve të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të rinisë brenda shtatë ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes”, tha Gargash.
Krerët e Arabisë Saudite, EBA-së, Kuvajtit dhe Egjiptit u mblodhën në qytetin Al-Ula në Arabinë Saudite më 5 janar për të arritur një marrëveshje për heqjen e embargos mbi Katarin, e cila ishte në fuqi për tre vjet e gjysmë. Pas samitit në Al-Ula, u nënshkrua një marrëveshje për heqjen e embargos ndaj Katarit.