Më i riu 21 vjeç, 7 të vdekur nga kronavirusi në Shqipëri

Shtatë qytetarë kanë ndërruar jetë në 24 orë si pasojë e koronavirusit. Mes tyre, më i iru është një 21-vjeçar. Po ashtu, në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se brenda një ditë janë konfirmuar 673 raste të reja me Covid-19, nga 3,927 testime të kryera.

Marketing

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

238 raste në Tiranë, 44 në Durrës, 38 në Vlorë, 28 në Shkodër, 23 në Lushnje, 20 në Lezhë, 19 në Mat, 18 në Berat, 17 në Sarandë, nga 16 raste në Kurbin, Korçë, nga 15 raste në Elbasan, Kamëz, 13 në Fier, nga 12 raste në Krujë, Kavajë, 11 në Kukës, nga 8 raste në Librazhd, Bulqizë, nga 7 raste në Pukë, Mirditë, Gramsh, 6 në Peqin, nga 5 raste Vau i Dejës, Dibër, Malësi e Madhe, Klos, Skrapar, Cerrik, nga 4 raste në Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Shijak, Patos, nga 3 raste në Gjirokastër, Pogradec, Përmet, Delvinë, Vorë, nga 2 raste në Fushë Arrëz, Konispol, nga 1 rast në Has, Divjakë, Roskovec, Himarë, Kuçovë, Poliçan.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 436 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,971 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 260 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Kurse, sa i përket rasteve fatale, nuk ka mundur të mbijetojnë 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.

COVID-19 – Statistika (08 Janar 2021)
Raste të reja ditore 673
Të shëruar në 24 orë 436
Të shtruar në spitale 260
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 3,927

Testime totale 284,308
Raste pozitive 62,378
Raste të shëruara 36,971
Raste Aktive 24,177
Humbje jete 1230

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14000
Fier 1747
Shkodër 1326
Durrës 1258
Lezhë 980
Vlorë 921
Korçë 911
Elbasan 865
Berat 782
Dibër 532
Gjirokastër 452
Kukës 403