Spasovski: Raportet me Bushin janë në nivel

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski edhe njëherë është sqaruar lidhur me deklaratën e tij të fundit që bëri bujë nëpër mediat e vendit, por e cila sipas tij është transmetuar me tendencë. Spasovski në emisionin Klan Debat përballë gazetarit Seladin Xhezairi tha se zëvendësi i tij, z Nazim Bushi është një shembull i cili duhet që me pozitivitet të pranohet dhe ndiqet nga të gjithë, kur bëhet fjalë për respektim të ligjit dhe pagimit të gjobave.

Marketing

“U përgjigja në pyetjen pasi edhe ashtu u parashtrua nga gazetari lidhur me procedurat penale se çfarë ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme, d.m.th ne si ministri e brendshme nuk kemi ngritur procedurë penale pasi që ajo u dorëzua deri tek prokuroria publike dhe për këtë gjë po merren masa. Ne si Ministri e Punëve të Brendshme vetëm kemi shqiptuar sanksione ndaj shkelësve të ligjit në këtë rast dhe absolutisht nuk bëhet fjalë për ndonjë ndalesë për të folur këtu, por thjeshtë ishte një përgjigje ndaj gazetarit në të cilën u tha se edhe zëvendësministri i brendshëm ka paguar gjobë për mos mbajtje të maskës. Ky është një shembull i cili duhet që me pozitivitet të pranohet dhe ndiqet nga të gjithë”, është shprehur Bushi.

https://www.facebook.com/watch/?v=443802660331456&t=0