AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit, kanë aplikuar për autorizimin e vaksinës së tyre kundër COVID-19 në agjencinë evropiane të barnave.
Ka qenë Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila njoftoi të martën se prodhuesi britanik-suedez AstraZenecahad aplikoi për autorizim për të shpërndarë vaksinën e saj në BE.
Lidhur me kërkesën e tyre për aprovim nga rregullatori i BE-së reagoi dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që e konsideroi atë një lajm shumë të mirë.“Sapo vaksina të marrë një vendim pozitiv, ne do të punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar përdorimin e saj në Evropë,” shkroi ajo.
Vendimi i EMA pritet të merret brenda 29 janarit pas verifikimit të efektshmërisë dhe sigurisë të vaksinës.
Nëse miratohet nga EMA dhe nga Komisioni Evropian, vaksina AstraZeneca do të bëhej vaksina e tretë ndaj koronavirusit në bllok pas miratimit të vaksinës BioNTech-Pfizer dhe Modernës.