Jeanne Pouchain është një 58-vjeçare nga Sanint-Joseph, e cila ka kaluar tre vjet duke u përpjekur për të bindur autoritet franceze që ajo nuk ka vdekur. Sipas TheGuardian, 58-vjeçarja, nuk ka qenë e regjistruar në administratës e Francës që nga viti 2017, pas një mosmarrëveshje ligjore për një kohë të gjatë me një ish-punonjës në ndërmarrjen e saj të pastrimit.
“Unë shkova për të parë një avokat i cili më tha se do të zgjidhej shpejt pasi kisha qenë te mjeku im i cili vërtetoi se isha akoma gjallë. Por sepse kishte pasur një vendim [ligjor], kjo nuk ishte e mjaftueshme, ”u tha Pouchain gazetarëve vendas.
Avokati i saj, Sylvain Cormier, gjithashtu është shprehur i habitur me vdekjen e saj tepër të ekzagjeruar.
“Është një histori e çmendur. Nuk mund ta besoja. Kurrë nuk kam menduar që një gjykatës do të shpallte dikë të vdekur pa çertifikatë. Por paditësi pretendoi se zonja Pouchain kishte vdekur, pa dhënë ndonjë provë dhe të gjithë e besuan atë. Askush nuk e kontrolloi, ”-ka thënë ai.
Një vit më vonë, punonjësi informoi gjykatën industriale se ish-shefja nuk ishte përgjigjur kështu që ajo kishte vdekur. Pouchain ishte hequr nga regjistrat zyrtarë, nuk kishte më kartën e saj të identitetit, lejen e drejtimit, llogarinë bankare, sigurimin shëndetësor dhe dokumente të tjera zyrtare të nevojshme për të provuar ekzistencën e saj. Në vitin 2016, duke besuar se Pouchain kishte vdekur, një gjykatë apeli urdhëroi djalin dhe burrin e saj të paguanin dëmet.
Ndërsa avokati i saj kërkoi këtë javë për ta ringjallur zyrtarisht, Pouchain akuzoi ish-punonjësen për shpikjen e vdekjes së saj në një përpjekje për të fituar dëm nga trashëgimtarët e saj. Avokati i punonjëses kundërshtoi se Pouchain ishte autori i vdekjes së saj.