Uganda urdhëron ndalimin e mediave sociale para zgjedhjeve të tensionuara

Uganda ka urdhëruar të gjithë ofruesit e shërbimeve të internetit brenda kufijve të saj të bllokojnë aplikacionet e mediave sociale dhe të mesazheve përpara zgjedhjeve të përgjithshme të tensionuara të kësaj jave.

Shefja e komunikimit e Ugandës, Irene Sewabkambo, u dërgoi një letër të gjitha kompanive të telekomunikacionit duke i urdhëruar ata që “menjëherë të pezullojnë çdo qasje dhe përdorim të aplikacioneve të mediave sociale deri në një njoftim tjetër”.

Marketing

Ndalimi i mediave sociale vjen përderisa mbi 18 milionë qytetarë të Ugandës përgatiten për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të së enjtes.

Fushata zgjedhore është shoqëruar me arrestime të figurave të opozitës dhe me dhunë që ka marrë të paktën 54 jetë që nga nëntori i kaluar.

“Unë nuk mund të përdor aplikacionet Signal, WhatsApp, Twitter ose aplikacione të tjera. Ne përdorim VPN-në, por ato janë shumë të ngadaltë dhe plot me të meta. Shumica e tyre nuk punojnë”, tha një qytetar për AA.

Porstari i kthyer në politikan, Robert Kyagulanyi Ssentamu, i njohur gjerësisht me emrin Bobi Wine, është kandidati kryesor i opozitës që shpreson të rrëzojë presidentin aktual, Yoweri Museveni, i cili është në pushtet që nga viti 1986.

Duke synuar një mandat të gjashtë në detyrë, 76-vjeçari Musevini në vitin 2017 ndryshoi ligjin që kufizonte moshën për president jo më shumë se 75 vjet.