Deputeti Izet Mexhiti thotë se si do që të jetë, është mirë që janë aktualizuar këto tema, ndërsa me këtë qasje të re do të hapen edhe tema tjera.
“Si do që të jetë mendoj se u aktualizuan këto tema dhe me këtë qasje të re mund të hapen edhe tema tjera siç është shkolla në Vizbeg siç është zona ekonomike në Tetovë dhe probleme të natyrave tjera”, tha Izet Mexhiti – deputet i BDI-së.
Mexhiti thotë se ka kaluar koha e Gruevskit ku Kuvendi shikohej si makineri votimi ku Qeveria ka menduar për gjithçka kurse deputeti vetëm ka ngritur dorën.
“E them me shumë bindje që do të vazhdoj deri në fund të mandatit nga pozicioni i deputetit pra mos të kuptohet kjo që është luftë personale për t ia zënë vendin ndokujt tjetër larg atyre spekulimeve. Por nëse ndokush ka menduar se unë do të rri dhe vetëm do të votoj ligje në mënyrë mekanike atëherë ka gabuar”, theksoi deputeti i BDI-së, Izet Mexhiti.