Buçkovski në Sofje realizoi takim me figura të shquara të kulturës së Bullgarisë

I dërguari special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski realizoi takim pune në Sofje me figura të shquara të kulturës së Republikës së Bullgarisë, në të cilin bashkëbiseduesit kanë shfaqur pajtim se zhvillimi i marrëdhënieve kulturore- artistike mes të dyja shteteve po zhvillohet në drejtim të mirë.

Marketing

Në takim, i cili u mbajt dje në Qendrën Informative Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Sofje, në kushte të respektimit të të gjitha masave për përballje me pandeminë e Kovid-19, ka marrë pjesë edhe drejtori i QIK, Sashko Nasev.

Në takim, siç informojnë nga QIK, bashkëbiseduesit kanë arritur pajtueshmëri se zhvillimi i marrëdhënieve kulturore- artistike mes të dyja shteteve po zhvillohet në drejtim të mirë, por se nevojitet pasurim me projekte konkrete dhe intensifikim të takimeve mes personaliteteve nga sfera e artit dhe kulturës, ndërsa ishte theksuar edhe se përmes sferës së kulturës dhe kontakteve do të mund të pritet më së shumti pozitivizëm në marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve.