Portieri i AC Milanit, Gianluigi Donnarumma do mungojë në ndeshjen e radhës të Kupës së Italisë, pas protestave që bëri dje.
Italiani nuk ishte në fushë dje në fitoren ndaj Torinos, por u ndëshkua me të kuq pas protestave të shumta pas një vendimi kundër “Rossonerëve”.
Donnarumma kërkoi penallti për Rafael Leao, që dje u faullua nga portieri i Torinos, Vanja Milinkovic-Savic.
Milani fitoi dje në penallti 5 – 4 dhe ia doli të kualifikohet në çerekfinale, por do jenë pa Donnarumman.
Sidoqoftë, suspendimi nuk do këtë efekt në ndeshjen e radhës të Seria A kundër Cagliarit.