Mickoski: Ligji për regjistrimin të tërhiqet nga procedura parlamentare

Kreu i opozitës Hristijan Mickoski kërkon nga shumica parlamentare që të tërheq propozim/ligjin për regjistrimin e popullsisë, në të kundërtën paralajmëroi grumbullimin e firmave të qytetarëve për të parashtruar një propozim/ligj në kuvend përmes të cilit do të kërkohej anulimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Marketing

“VMRO-DPMNE-ja ka sjell këtë konkluzion, që menjëherë shumica parlamentare ta tërheq ligjin për regjistrimin nga procedura parlamentare dhe të organizoj debate që të mund të gjejmë një zgjidhje se si do të duket ky propozim, në të kundërtën VMRO-ja do të organizohet me të gjithë qytetarët që të siguroj firmat për anulimin e këtij ligji. Për këtë i ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim, përcaktimit politik, etnik e fetarë.

VMRO-ja do të filloj iniciativë për të dorëzuar propozim/ligj në kuvend përmes të cilit do të kërkohet shlyerja e ligjit për regjistrim”, tha Mickoski i cili njëherit akuzoi shumicën parlamentare dhe për keqpërdorim të flamurit evropian gjatë parashtrimit të ligjeve.
Mickoski njëherit numëroi disa vende të cilat për shkak të pandemisë me koronavirus kanë anuluar procesin e regjistrimit.