VMRO dhe ASH-AA kundër nënshkrimit të lidhur për regjistrim

Se opozita shqiptare interesohet për qytetarët dhe shpreh patriotizëm të madh vetëm gjatë fushatës zgjedhore po vërtetohet çdo ditë e më shumë dhe nuk ka dyshim që sikurse zgjedhjet e mëparshme edhe ato të ardhshmet t’i humb përsëri.

Marketing

Sipas nenit 17 paragrafi 3 të ligjit për regjistrim të gjitha aktet në lidhje me regjistrimin e popullatës, Drejtori i Entit Shtetëror Statistikor dhe zëvendës drejtori i shqyrtojnë sëbashku dhe i aprovojnë duke inicuar se janë dakord me tekstin e të njëjtës, që do të thotë se të gjitha standardet, përkufizimet, shënimet dhe sqarimet do të miratohen me nënshkrim të lidhur që është prioritet i BDI-së, por kjo nuk është e pranueshme për koalicionin opozitar VMRO-ALEANCË-ALTERNATIVË me ç’rast kundërshtojnë nënshkrimin e lidhur.

Kjo bën të dyshohet se përgatitjet për bashkëpunim të ardhshëm në zgjedhjet lokale mes AA-ASH dhe VMRO vetëm se kanë filluar që tani.

Gjithashtu, mos interesimin e koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa e dëshmojnë edhe deputetët e tyre me mos pjesëmarrjen në seancën plenare ku shtjellohet dhe diskutohet ligji për regjistrimin e popullatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.