Bozovca në ankth nga vërshimet, Destani ju del në ndihmë banorëve (FOTO)

Reshjet intenzive të shiut ditëve të fundit në rajonin e Pollogut dhe Malësinë e Sharrit shkaktuan plasaritje dhe vërshime, por fatmirësisht pa dëme të konsiderueshme në krahasim me vërshimet e vitit 2015.

Marketing

Në Malësinë e Sharrit filluan të burojnë ujëra edhe aty ku nuk ka pasur kurrë më parë. Niveli i përockave, përonjve dhe lumenjve u rrit dhe për pasojë shkaktuan rrëshqitje të gurëve, drurëve dhe të tokës në fshatin Bozofcë.

Përoi i Isaufit dhe kroi i Saliut sollën me vete rërë e baltë me ç`rast u paraqitën dhe plasaritje të rudinës që shkaktuan shqetësim tek banorët e këtij vendbanimi malor. Me të marrë lajmin Bashkëfshatari i tyre filantropi Lazim Destani dërgoi ekip nga radhët e bashkëpuntorëve të tij për të vlerësuar situatën, dëmet eventuale dhe mundësinë e ndihmës në këtë moment. Ditëve në vijim pritet që të japin mendimine tyre dhe në rast të nevoje të intervenohet që të mos vijë deri te dëmtimi i rrugëve dhe rezikimi i fshatit.

Neshat Memedi aktivist i njohur nga ky fshat në profilin e tij në rrjetin social facebook duke përshkruar ngjarjen të ilustruar me video dhe fotografi në mes të tjerash thotë kur Lazim Destani u informua për gjendjen në Bozofcë bëri një telefonatë mbështetjeje duke na thën bëju të fala të gjithë bashkfshatarëve se unë gjithmonë jam me ju.