Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të mërkurën 299 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,825 mostrave.
Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit është regjistruar një viktimë, duke e çuar në 1,388 numrin e të vdekurve me këtë virus prej kur ka shpërthyer pandemia.
Sipas IKSHPK-së të mërkurën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi janë shëruar 526 persona, derisa raste aktive janë 5,567.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 54.560 persona të infektuar me këtë virus.