Ja si do të regjistrohen personat që punojnë jashtë RMV-së

Kuvendi sot filloi me debatin mbi Propozim-ligjin e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Propozim-ligjin e arsyetoi zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, i cili tha se me ligj është paraparë që regjistrimi të mbahet nga 1 prilli deri më 22 prill, ndërsa aty do të përfshihen edhe personat që punojnë jashtë vendit.

“Personat që punojnë jashtë shtetit, regjistrimin do ta bëjnë vetë, me aplikacion të veçantë që do të instalohet në ueb-faqen e Entit Shtetëror për Statistika, nga 1 marsi deri më 21 prill”, sqaroi Nuhiu.

“Në kapitullin e katërt të ligjit, është paraparë se aktet që i sjell drejtori i Entit Shtetëror për Statistika kanë efekt juridik nëse i pranon zëvendësi i tij, kështu që nuk mund të kemi mashtrim në bazë etnike”, tha Nuhiu.