Mbrëmë rreth orës 20:20, në Doblërdoll të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 47-vjeçarin M.S. nga ky fshat, për arsye se objekti i tij i hotelierik ka punuar pas kohës së lejuar dhe në të kanë qëndruar mysafirë informon Tetovasot . I njëjti është ndalua në Stacionin Policor Gostivar për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes dhe do të përgatitet parashtresë adekuate sipas Nenit 206 të Kodit Penal, ndërsa objekti është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.