Cili është urdhri i parë ekzekutiv i Biden për masat anti-Covid

Urdhri i parë ekzekutiv që presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden ka në plan të nënshkruajë do të jetë ai për mbajtjen e maskave me detyrim në të gjithë vendin.

Marketing

Gjatë një konference për gazetarët Jeff Zients, këshilltar i Biden për pandeminë tha se: “Ky urdhër do të drejtojë agjencitë e ndryshme në vend që të ndërmarrin hapa për të kërkuar me detyrim zbatimin e udhëzimeve të CDC për mbajtjen e maskave dhe distancimit fizik në të gjitha godinat federale, pronat federale dhe nga të gjithë punonjësit federalë dhe kontraktorët e ndryshëm.

Presidenti do t’i bëjë thirrje të gjithë Guvernatorëve, zyrtarëve të shëndetit publik, kryetarëve të bashkive dhe drejtuesve të bizneseve që të vënë në zbatim mbajtjen e maskave, distancimit fizik dhe ekzekutimin e masave të tjera për kontrollin e Covid-19”.

Zients tha se ky nuk është një qëndrim politik, por ka të bëjë me shëndetin e familjeve, rimëkëmbjen ekonomike dhe ringritjen e kombit.

Kujtojmë se presidenti Trump refuzonte në mënyrë demonstrative të mbante maskë, ndërsa në Shtëpinë e Bardhë janë mbajtur disa ceremoni ku pjesëmarrësve nuk ju kërkohej me detyrim mbajtja e maskës.

Marketing