SHBA/ E pazakontë, gjendet kamera në dhomën ku zhvisheshin vajzat e mitura

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një shkollë në Tenesi, SHBA, ku ishte fshehur kamera në tualetin ku zhvishen vajzat e mitura.

Marketing

Aparati fotografik GoPro u gjet brenda banjës në palestrën e shkollës, ku trajtohen vajzat gjimnaziste, njoftoi policia. Aty ishin regjistruar rreth 60 femra teksa zhvisheshin, shumica e të cilave ishin të mitura.

“Detektivët besojnë se i dyshuari kishte vendosur kamera në tualet që nga shtatori,” tha policia. Gjatë kontrolleve, zyrtarët nuk gjetën kamera të fshehur në ndonjë banjë tjetër ose zona private.

Autoritetet kanë identifikuar 47 nga vajzat e mitura që ishin regjistruar fshehurazi dhe po njoftojnë prindërit, tha policia. Ende nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar, por pritet që të dalin detaje sapo të përfundojnë hetimet.