Vonesa e vaksinave, Filipçe: Pfizer po përballet me presion

Mendoj se ne këtu shumë mirë mund ta zhvillojmë procesin e imunizimit, dhe falënderojë për ftesën, por ne do të mbetemi këtu për t`i vaksinuar qytetarët tanë me prioritet siç janë definuar grupet, tha ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i pyetur nëse personeli mjekësorë do të vaksinohet jashtë vendit, transmeton Alsat. Filipçe vonesën e procesit të imunizimit kundër Covid-19 në vendin tonë e arsyetoi me presioni që po i bëhet kompanisë Pfizer nga të gjitha vendet.

Marketing

“Mbrëmjen e djeshme kemi pasur bisedë me përfaqësinë e Pfizer në Beograd, që praktikisht është ndërmjetësues me zyrën e avokaturës në Nju Jork, atje po punohet në dy marrëveshjet, fillimisht në draft-marrëveshjen tonë për 800 mijë dozat tona dhe së dyti për lejen që autoritetet serbe të japin fajllet që ne të mund të importojmë vaksinat nga vendi i tyre. Do të bisedojmë sërish sot, na treguan se janë nën presion të madhe nga të gjitha vendet. Kjo është arsyeja e ngadalësimit të procesit”, tha mes tjerash Filipçe.