Hasani: Regjistrimi i popullsisë gjatë pandemisë nuk përbën rrezik

Qëllimi i regjistrimit të popullsisë nuk është që të hymë në shtëpi, por të regjistrojmë popullatën, regjistruesit mund të hynë brenda vetëm tek ata persona që kanë nevojë, që nuk mund të dalin jashtë shtëpive, për tjerët nuk kanë nevojë të hyjnë në ambiente të mbyllura, kështu e komentoi zv/ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani zhvillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë gjatë pandemisë. Hasani tha se po përgatiten protokolle konkrete për zhvillimin e këtij operacioni statistikorë.

Marketing

“Punojmë në përpunimin e protokollove, kemi kohë edhe disa javë para fillimit të këtij procesi. Në princip bazohen në protokollet që tashmë i kemi për aktivitetet tjera. Nuk do të kemi grumbullim të njerëzve në regjistrim, kjo punë do të shkoje në mënyrë individuale, do të regjistrohen të gjitha personat dhe pronësitë në vend”, tha mes tjerash Hasani.