Skuadra e Cornellas ka konfirmuar dy raste pozitive ndaj COVID-19, pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Barcelonës, në kuadër të Copa del Rey.
Cornella ka konfirmuar se dy futbollistë të skuadrës kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19, pas ndeshjes ndaj Barcelonës që këta të fundit triumfuan në vazhdime në kuadër të Copa del Rey. Tani lojtarët ndjekin protokollin anti-COVID-19, ndërsa Barcelona ende nuk ka treguar ndonjë rast të ri dhe pritet të bëhen testime tek kampi i “Blaugranëve”.
Cornella u eleminua nga Barcelona në kohën shtesë me golat e Dembele dhe Barithwaite.
❗Two players in the Cornellà squad tested positive for COVID-19 after the game against Barcelona.
— Sport pic.twitter.com/wwYN5hrzPq
— Barça Universal (@BarcaUniversal) January 22, 2021