Dje (24 janar) rreth orës 15:20, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria një 31-vjeçare nga Gostivari, e cila më herët e kishte sulmuar fizikisht ish-burrin e saj 33 vjeçar. Kështu bëjnë të ditur nga policia nga ku theksojnë se ky I fundit me autobus kishte ardhur nga Zvicra për të parë fëmijët e tij të mitur. Sipas raportit, ajo gjatë sulmit gjithashtu kishte përdorë një mjet të fortë (çekan).
Nga policia thonë se po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes.(foto nga arkivi)