Prej sot mund të fillojnë me punë një e treta e administratorëve të sistemuar nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive. Siç merr vesh gazeta Lajm, këta 349 administratorë kanë nënshkruar marrëveshjet me të cilat pranojnë vendin e punës ku janë sistemuar. Burimet tona, thonë e administratorët e parë do të sistemohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në dogana dhe në Drejtorinë për të Ardhurat Publike (DAP).
Këtë informacion e konfirmon edhe zëvendës kryeministri Artan Grubi, duke theksuar se administratorët që sot mund të fillojnë me punë, kurse deri në fund të javës kontratat do t’i nënshkruajnë edhe 1.000 administratorët tjerë.
Sipas burimeve tona, shumica e tyre janë shqiptarë (rreth 300), por ka edhe maqedonas, turq, romë, boshnjakë dhe serbë, kurse në grupin e parë nuk ka vlleh.
Nga grupi i parë, 143 kuadro do të sistemohen në MPB, Mirëpo nga Ministria e punëve të Brendshme për “360 stepeni” kanë thënë se disa nga kuadrot që do të sistemohen në këtë ministri mund të refuzohen. Në MPB thonë se kusht shtesë për pranimin e tyre është që të kalojnë verifikimin e sigurisë, e nëse eventualisht nuk i kalojnë, atëherë do të refuzohen.
Edhe në DAP, ku duhet të sistemohen 92 administratorë, paralajmërojnë se do të pranojnë vetëm kuadro që i plotësojnë kushtet e tyre si institucion.