Për festat e fundvitit, Engjëllusha Salihu solli disa projekte ritmike, por është koha e një prurje ndryshe.
Engji në rrëfimin e saj për Prive tregoi se ka nisur punë për një baladë, e cila do të publikohet shumë shpejt.
Ky zhanër i është kërkuar nga publiku e bashkëpuntorët tash e ca kohë, e pas tre vitesh pa një baladë, Salihu ka menduar të rikthej këtë anë tek vetja./