Sipas Raportit Javor të ISHP-së për periudhën nga 18 deri më 24 Janar, janë bërë gjithsejt 11.036 materiale nëpër laboratoret ku kryhet testimi anti-covid, që për 21.8% është më pak me javën e kaluar.
Janë regjistruar 1.727 raste të reja pozitive nga 34 qytete të vendit që ku për 28% janë shënuar më pak raste në krahasim me javën paraprake.
Pjesa më e madhe e rasteve janë regjistruar në Shkup – 851 apo 49.3%. Incidenca më e lartë prej 190.5 raste në 100.000 banorë është regjistruar në Kavadar.
Janë regjistruar të prekur nga të gjitha grupmoshat. Më shumë nga mosha mbi 60 vjec – 507 apo 29.4%. Grupmosha nga 40 deri 49 vjec – 299 apo 17.3%, 50 deri 59 vjec – 298 apo 17.3%, 30 deri 39 – 287 apo 16.6% dhe 20 deri 29 vjec – 231 apo 13.4%. Numër më I vogël I rasteve është shënuar tek fëmijët nga mosha 0 deri 9 vjec – 32 dhe nga mosha 10 deri 19 vjec – 73.
Pas dy testeve për praninë e SARS-CoV-2 ose me përdorimin e algoritimit të ri, si të shëruar janë evidentuar 5.084 pacientë që kanë qenë të shtruar nëpër spitale apo për mjekim shëtpiak, që është për 12.1% më pak në krahasim me javën e shkuar.
Janë shënuar 69 raste të vdekjeve nga 23 qytete, me rënie prej 12.7%. 55 persona kanë qenë mbi moshën 60-vjecare, 11 të grupmoshës 50-59, 2 të moshës 40-49 dhe një person I moshës nga 30 deri 39 vjec.