Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se Qeveria sot në seancën e saj të radhës miratoi programin e ndërmarrjes së rrugëve e cila, mes tjerash përfshin akset rrugore, përkatësisht autostradat: Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar.
Grubi me këtë rast thotë se Korridori 8 po kompletohet, kurse premtimet e qeverisë po realizohen.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjithashtu thotë se modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministri i parë Grubi thotë se me miratimin e programit të ndërmarrjes së rrugëve të gjitha akset rrugore përgjatë Korridorit 8 do të rinovohen dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin nëpër autostradë moderne që do të lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë.
Grubi gjithashtu thotë se investimi i përgjithshëm në modernizimin e Korridorit 8 arrin vlerën e një miliardë euro, kurse me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.
https://www.tetovasot.com/wp-content/uploads/2021/01/141449078_958994211510358_3191016849997166956_n.mp4?_=1