Nuk ndodh gjithmonë të ndjekësh koncertin brenda një flluske plastike të mbushur me oksigjen.
Epo pandemia e COVID-19 i ka detyruar një grup roku të quajtur “The Flaming Lips”, në Oklahoma në SHBA ta zhvillojnë koncertin në këtë formë për të pranishmit.
Një nga pjesëtarët e grupit është shprehur “Është absurde, por jemi i vetmi grup muzikor që e praktikojmë këtë mënyrë për të zhvilluar një koncert”.
Mësohet se çdo flluskë mban oksigjen të mjaftueshëm për 3 persona për rreth 1 orë e 10 minutave, teksa nëse ndonjëri prej personave të ndodhur brenda në flluskë dëshiron të largohet mund ta bëjë atë duke përdorur shenjat identifikuese.
Oklahoma deri më tani ka raportuar 374,853 raste infektimesh me COVID-19 dhe 3,293 vdekje.