Qendër rekreative sportive, shtëpiza për strehim të përkohshëm, dedikime të vogla komerciale dhe afariste, njësi të mëdha tregtare, njësi të mëdha hotelierike, hapësira afariste, ndërtime për tubime, komplekse hotelierike parqe gjelbëruese, pishina, akuapark, rekuizita për fëmijë. Të gjitha këto bëjnë pjesë në planin urbanistik për zonën turistike Treska, të cilën sot e shpalosi kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Plani detal urbanistik e përfshinë një sipërfaqe prej rreth 76 hektarëve dhe është i ndarë në 4 blloqe.
“Për sport dhe rekreacion mbesin 31 hektarë, për akomodim të përkohshëm rreth 10 hektarëve, për komplekse hotelierike rreth 8 hektarë dhe për Bllok 1, 2 , 3 dhe katër për njësi të mëdha afariste, që përfshijnë 1,1 hektarë, pra hapësira më e vogël. Plani në tërësi përfshin rreth 76 hektarë, vetë liqeni është 13 hektar, deklaroi Blerim Bexheti
Pas përfundimit të çështjeve të mbetura, siç janë çështjet juridike, pritet që Qeveria të shpallë thirrje publike për investitoret, pas çka duhet të fillojnë punimet, të cilat sipas kalkulimeve fillestare nuk pritet të zgjasin më shumë se tre vite, ndërsa do të kushtojnë jo më pak 200 milion euro.
“Do të shndërrohet në një atraksion të vërtetë, jo vetëm për Sarajin, Shkupin por edhe më gjërë, pasi që në bazë të informacioneve që I kemi, kështu qendre në shtetet në rajon nuk kanë prezentuar… Vazhdojmë të punojmë që përveç shpalljes së Zonës së Lirë turistike, realisht të fillojë rregullimi, konform planit urbanistik… 0003 Ka një projeksion që është me qindra miliona euro dhe arrin në bazë të ekspertëve, që krijohen diku 1000 vende pune, në kuadër të kësaj zone të lirë turistike.”
Për parcelat ndërtimore duhet të përcaktohet më së paku 20 përqind hapësirë e rregulluar me gjelbërim, ndërsa të gjitha ndërtimet planifikohen të jenë me formësim fasade nga materiale ekologjike dhe natyrore, siç janë dru dhe gurë, ndërsa ndërtimet bëhen me parametra kufizuese.
Në bllokun e parë ku edhe ndodhet liqeni “Treska” mbetet qëllimi I njejtë I qendrës rekreative sportive ku rreth 13 hektarë mbeten për not, ku do të merren të gjitha masat e nevojshme që uji të jetë i pastër. Përreth zonës së qendrës recreative sportive “Liqeni Treska” është planifikuar zonë e mbrojtur e cila do të shfrytëzohet si plazh, ndërsa në këtë zonë siç është theksuar në plan lejohen vetëm veprimtari dhe aktivitete që nuk do të shkaktojnë ndikime negative mbi kualitetin e ujit të liqenit. Lejohet vendosja e karrigeve dhe tendave për mbrojtje nga dielli, zhveshtore, rekuizita për rekreim të fëmijëve dhe të rriturve, pishina të hapura, toboganë për fëmijë të vegjël, xhakuzi për të rritur, banak të hapur dhe të ngjajshme, në bllokun e parë poashtu lejohen shtëpiza për strehim të përkohshëm, dedikime të vogla komerciale dhe afariste, njësi të mëdha tregtare, njësi të mëdh afariste, komplekse hotelierike dhe të ngjajshme.
Në bllokun e dytë, me sipërfaqe prej rreth 12 hektarëve janë paraparë shtëpiza për akomodim të përkohshëm, blloku 3 me sipërfaqe prej 9,53 hektarë për kompleks hotelierik, ndërsa në bllokun e 4 në sipërfaqe prej 2,41 hektarë janë paraparë njësi tregtare të mëdha./aktuale.mk