- Gazetari Furkan Saliu sot ka kërkuar përgjigje në 8 pyetje nga Fatime Fetai nëse ajo dëshiron që ti afrohet zgjidhjes së rastit.
Ja çfar ka shkruar gazetari Saliu në profilin e tij në facebook:
Le të urdhërojë Prokurorja le ta bind opinionin se me të vërtetë duan që ti gjejnë autorët e vërtetë të vr asjes në LiqenineSmillkovës.
Qe pak ndihmë… Nëse prokuroria mundohet me gjet përgjigje në këto pyetje dhe nëse gjen, do ti afrohet shumë zgjidhjes së rastit.
1. Ku është telefoni që është gjet në vendngjarje dhe cilat janë dy numrat e fundit që janë kërkuar nga ai telefon? A ka “bo mba” ku dëgjohet kjo bisedë? A i ka dorëzuar të gjitha “bo mbat” Zaevi?
2. Përse policia e trafikut 2 javë para se të ndodhë rasti e ka ndal njërin prej të ak uzuarve dhe i ka marrë bris prej hunde?
3. Përse në vendngjarje të parët që kanë arritur kanë qenë pjesëtarë të shërbimit sekret? Detyra e tyre është të parandalojnë e jo të hetojnë rastin pasi ka ndodhur apo?
4. Përse asnjë shqiptar nuk ka qenë në mesin e atyre ekipeve të para që kanë arritur në vendngjarje dhe pse nuk është thirrur personi që ka qenë kujdestar nga njësiti për vr asje, e që rastësisht ka qenë shqiptar?
5. Ku është sot pjesëtari i njësitit “Alfa” që ishte dëshmitari i rastit?
6. Si u bë që një “pomllad sorabotnik” në gjykatë të përparojë aq shumë në karrierë pas rastit “Mo nstra” e t’ia lejojë vetës tu blen shfalerkave vetura të shtrenjta?
7. Gëzhojat që janë gjet në vendngjarje a janë të njëjtat që janë gjetur disa muaj më parë ku njëri prej të ak uzuarve ka qenë i përfshirë në një konflikt ku ka pasur edhe të shtëna me ar më zjarri?
8. A është intervistuar personi S.B, një njeri që me vite është pjesë e shërbimeve sekrete dhe që din shumë edhe për këtë rast?
E di që këta më lehtë e kanë me montu edhe një rast se sa me u djersit e me gjet të vërtetën, kështu që jam i gatshëm dhe ju pres.