Gostivar, zëvendësministri Shabani takim me kryetarin Taravari

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencë, Arafat Shabani, ka vizituar sot komunën e Gostivarit, ku me kryetarin e kësaj komune, Arben Taravari, është biseduar për investimet në arsim, ndryshimet metodologjike, depolitizimin dhe sistematizimin e punonjësve arsimorë.

Marketing

Zëvendësministri Shabani tha se me këtë vizitë ka për qëllim që afër të informohet se cilat janë problemet me të cilat ballafaqohen komunat në sferën e arsimit, ndërsa nënvizoi se Ministria ka rritur buxhetin për investime kapitale nëpër shkolla.

Derisa kryetari Taravari tha se kanë aplikuar me katër projekte për përmirësimin e infrastrukturës arsimore nëpër shkollat e Gostivarit dhe presin mbështetje.