Virusi britanik mori viktimën e parë në RMV

Lloji i ri i virusit Kovid, i njohur si soji britanik, ka marë viktimën e parë në Maqedoninë e Veriut, raporton Dojçe Vele. Pacienti tashmë i ndjerë ka rezultuar pozitiv më 4 janar dhe para disa ditëve ka ndërruar jetë.

Marketing

Në Maqedoninë e Veriut deri tani janë regjistuar tre raste me llojin britanik të virusit Kovid. Njeri prej tyre, në moshë 46 vjeçare tashmë është shëruar.