Moti do të jetë me vranësira me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në pjesët perëndimore, reshjet herë pas here do të jenë më intensive dhe të shoqëruara me erë të fuqishme në jugperëndim.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -7 deri në -1, kurse ajo maksimale do të arrijë nga 5 deri në 11 gradë Celsius.
Në Shkup do të kemi mot pjesërisht me re me periudha me diell dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë natës do të ketë shi të herëpashershëm. Temperatura minimale do të bjerë në -3, ndërsa maksimalja do të arrijë në 7 gradë Celsius.