Kovod 19 RMV/ 11 të vdekur, 61 raste të reja.Shërohen 440 pacientë

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sipas të dhënave të ISHP-së, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 678 testime dhe janë regjistruar 61 raste të reja me COVID-19.

Marketing

Prej rasteve të reja 35 janë në Shkup, 7 Kavadar, Tetovë 3, Prilep 3, Shtip 3, Ohër 2, Strugë 2, Koçani 2, Kumanovë, Gostivar, Veles dhe Kriva Pallankë me nga 1 rast.

Sot ISHP po ashtu regjistri 440 pacientë të shëruar dhe 11 të vdekur. Prej pacientëve të vdekur, gjashtë janë nga Shkupi, dy nga Gostivari dhe nga një pacient në Ohër, Strumicë dhe Tetovë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë regjistruar 92.753 raste me COVID-19, ku prej tyre 82.121 janë shëruar dhe 2.866 kanë humbur jetën. Momentalisht në Maqedoni ka 7.766 raste aktive.

Marketing