Bekteshi: Në pakon e 5-të ekonomike, do të ketë kredi pa interes!

Në emisionin Click Plus në TV21, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi debaton me Elmi Azirin nga Aleanca për Shqiptarët dhe Mendi Qyra nga komuniteti i biznesit për pakon e 5-të ekonomike.

Marketing

Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët tha se Qeveria ndihmoi me rreth 1.2 miliardë euro, por shumica e atyre fondeve tha se janë marrë si hua dhe përfundimisht qytetarët do të duhet t’i paguajnë ato dhe efekti i masave nuk është i rëndësishëm.

Por për këtë i menjëhershëm ishte reagimi i ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cilit theksoi se Qeveria ka kontribuuar në ruajtjen e likuiditetit të ndërmarrjeve me të gjitha masat e deritanishme duke shtuar se vendet e punës janë ruajtur me subvencionimin e pagave.

Bekteshi gjithashtu deklaroi se në pakon e pestë të masave ekonomike në vend të pagesës se pagave do të ketë kredi pa interes.